Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milionë vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit
Muzeu arkeologjik më i madh në botë, kushtuar një qytetërimi të vetëm u inaugura pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, me të cilën Egjipti shpreson të ringjallë turizmin dhe të rrisë ekonominë e dëmtuar. Me një sipërfaqe prej gjysmë milioni metrash katrorë, sa madhësia e 70 fushave të futbollit, Muzeu i Madh Egjiptian ekspozon rreth 100.000 objekte, shumë prej të cilave datojnë që para 6000 vitesh. Për herë të parë që nga zbulimi në 1922, publiku do të shohë varrin e paprekur të mbretit Tutankhamun, përfshirë maskën prej ari dhe fronin apo varkën spektakolare funerare 4500-vjeçare të Khufu-së. Midis gurëve të çmuar, bie një sy një obelisk 3.200-vjeçar i faraonit të fuqishëm, Ramses II, dhe...