Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sulmi me 11 të plagosur në Britani/ Publikohen pamjet tronditëse, momenti kur neutralizohet sulmuesi në tren
Momente paniku janë regjistruar në stacionin e Huntingdon, ku pas një sulmi të rëndë me thikë në një tren të linjës LNER, policia britanike ka neutralizuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Daily Mail ka publikuar pamjet, ku shfaqet momenti kur një prej dy të arrestuarve, njëri i moshës 32 vjeç dhe tjetri 35 vjeç, me thikë në dorë po përpiqej të largohej nga treni, ndërsa oficerët i vunë prangat pasi e paralizuan. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:42 (ora lokale), ndërsa treni sapo kishte lënë Peterborough-in. Sipas autoriteteve, 11 persona u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje kritike. Një prej udhëtarëve tregon se një burrë i moshuar ndërhyri për të mbrojtur një vajzë të re dhe u plagos rëndë në...