Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Le të shohë bota të keqen e vërtetë”, Erika Kirk kërkon kamerat e gjyqit të vrasësit së bashkëshortit së saj, Charlie Kirk
Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të ndjerë amerikan Charlie Kirk, ka kërkuar publikisht që media të lejohet të filmojë gjyqin e personit të akuzuar për vrasjen e tij, duke thënë se e vërteta nuk duhet të fshihet dhe “bota duhet të shohë se çfarë është e keqja e vërtetë”. Charlie Kirk u vra me armë më 10 shtator, gjatë një aktiviteti të organizatës konservatore Turning Point USA në Utah Valley University. I dyshuari, 22-vjeçari Tyler Robinson, ndodhet në burg dhe po pret gjyqin, ku nëse shpallet fajtor për vrasje me dashje, mund të përballet me dënim me vdekje. Teksa foli në një intervistë për Fox News, Erika Kirk tha se nuk është dakord me vendimin e gjykatës që të mos lejohen pamje të të pandehurit...