Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Lamtumirë”/ Taulant Balla pas ceremonisë mortore të ish-liderit historik të PS-së: Kongresi i fundit me Fatos Nanon
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa i dha lamtumirën e fundit mes lotësh ish-shefit të tij parë Fatos Nano, e cilësoi ceremoninë shtetërore të përcjelljes së tij si “kongresi” i fundit me Fatos Nanon, duke iu referuar vendit ku Fatos Nanos iu bënë nderimet më të larta dhe ku tradicionalisht zhvillohen kongreset e PS-së. Në këtë godinë sot Nano nuk bashkoi vetëm socialistë, por edhe kundërshtarë politikë të mazhorancës, personalitete shtetërore dhe liderë nga trojet shqipfolëse në rajon. “Lamtumirë”, shkroi Balla në postimin e tij në Facebook, të shoqëruar me pamjet teksa hynte për homazhe në Pallatin e Kongreseve, pa dyshim ndër çastet më të trishtuara në karrierën e tij politike, të cilën e kishte nisur në vitin 2004, pikërisht si...