Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kush po e pengon hapjen e basteve online? Ja çfarë thotë Ministria e Financave
Gjashtë vite nga mbyllja e pikave fizike të basteve në të gjithë Shqipërinë, dhe pothuajse dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, bastet sportive mbeten një fushë gri. Miliona euro mungojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa tregu i basteve operon në informalitet. Bastet një pjesë e madhe edhe mund të jenë zhdukur por ka ende që janë thjesht zhvendosur. Nga rruga, në “online”. Nga tabelat e lagjeve, në faqet e internetit. Dhe ndonëse ligji i ndaloi, realiteti i tregut i mbajti gjallë. Miratimi i ligjit për bastet online dhe hyrja në fuqi e tij duket se i dha dritën jeshile. Por ky process ka ngecur në hartimin e akteve nënligjore. Ministria e Financave tregon se aktet janë në proces hartimi por vonesat...