Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete, një i vdekur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’ të Fierit ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku drejtuesi i automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Top Channel