Kedhi: Ja si turneu aziatik i presidentit Trump po i merr Kinës monopolin strategjik të shekullit

Beteja mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës shtrihet përtej tregtisë dhe teknologjisë, duke përfshirë një përplasje thelbësore për kontrollin e mineraleve të rralla, elementë kyç për industrinë moderne.

Një varësi e Perëndimit, e përshkruar si “shumë e madhe dhe e rrezikshme”, ka shtyrë SHBA-në drejt një strategjie të re për të kundërshtuar dominimin e Pekinit.

I ftuar në SYRI i BOTËS në SYRI TV me Dori Dakën, Nikola Kedhi theksoi se ‘që prej viteve ’90, Kina ndërtoi me largpamësi një monopol pothuajse total mbi këto burime strategjike, duke kontrolluar rreth 80% të tregut global dhe duke zotëruar teknologjinë e përpunimit, Pekini ka krijuar një mjet të fuqishëm presioni gjeopolitik mbi vendet e tjera’.

‘Administrata e Presidentit të ShBA, Donald Trump e identifikoi këtë varësi si një cenueshmëri kritike dhe nisi një përpjekje të vendosur për ta reduktuar ndjeshëm. Pika kyçe e kësaj strategjie ishte një turne diplomatik në vendet e Azisë, një lëvizje që, sipas analizave, ishte më produktive dhe me ndikim më të gjerë sesa takimet direkte me udhëheqjen kineze. Gjatë këtij turi, SHBA siguroi marrëveshje thelbësore, duke arritur një pakt me Malajzinë për sigurimin e mineraleve të rralla dhe një tjetër me Tajlandën për përpunimin e tyre. Njëkohësisht, u rikonfirmuan aleancat strategjike me Japoninë, Australinë dhe Kamboxhën, duke forcuar praninë amerikane në rajon dhe duke krijuar një rrjet alternativ furnizimi’, u shpreh Kedhi.

Intervista në studio:

Kedhi: Në fillim të viteve ’90, Kina pati po themi ndoshta dhe vizionin edhe largpamësinë për t’u fokusuar tek këto minerale dhe sot furnizon, kam përshtypjen rreth 80% të mineraleve që duhen në pjesën tjetër të botës.

Daka: Ajo është dhe përpunuese, domethënë është një nga vendet kryesore që i përpunon…

Kedhi: Është dhe përpunuese, po. I ka vetë, po edhe i përpunon. Dhe është një varësi shumë e shumë dhe shumë e rrezikshme kjo që kanë vendet, sidomos perëndimore ndaj Kinës. Por duhet thënë dhe diçka tjetër, që nën këtë president, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që ta zvogëlojnë varësinë që ka, që ta reduktojnë ndjeshëm varësinë që kanë ndaj Kinës. Dhe po të shikojmë dhe takimi, ose vizita, turi i presidentit Trump në vendet e Azisë, mendoj se ishte produktiv dhe ishte më shumë ndoshta më i rëndësishëm në disa aspekte sesa takimi me Xi Jinpingun.

Daka: Cilat ishin aspektet e rëndësishme që e superojnë takimin me presidentin kinez?

Kedhi: Po kemi për shembull takimin dhe marrëveshjen me Malajzinë për mineralet e rralla, në Tajlandë për përpunimin e këtyre mineraleve të rralla. Janë marrëveshjet me Australinë, me Kamboxhën, me Japoninë, rikonfirmimi i i marrëdhënies së fortë të Japonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës madje me kryeministren e re…

Daka: Kryeministrja e re, shumë interesante edhe ajo, një 63 vjeçare e një partie që ka qëndruar

Kedhi: Një aleate e presidentit Trump edhe në ideologji, në botëkuptimin e saj, në vizionin e saj për Japoninë dhe forcimi i këtyre, i gjithë këtyre marrëdhënieve, pozicionimi i Shteteve të Bashkuara si aleati kryesor i këtyre vendeve në këtë pjesë të botës, natyrisht që është i rëndësishëm në këtë situatë që jemi, në këtë kontekst që jemi, ku po ripozicionohen, po rikonfigurohen pozicionet e gjithësecilit dhe zonat e influencës që kanë, sidomos shtetet e mëdha, shtetet që kanë ambicie qoftë rajonale apo qoftë globale. Ndaj këto ishin mjaft të rëndësishme dhe për të ulur varësinë pikërisht ndaj Kinës dhe për ta, për t’i dhënë këtë mesazh Kinës që edhe këtu në zonën tënde, ëh kujdes se je në një farë mënyre i rrethuar me aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.