Maldivet ndalojnë duhanin për të lindurit pas 2007

Foto ilustruese

MALDIVE- Që prej 1 nëntorit, Maldivet kanë filluar zbatimin e një ndalese historike ndaj duhanit për të gjithë personat e lindur pas janarit 2007, duke u bërë shteti i parë në botë që vendos një ndalim brez pas brezi për përdorimin e duhanit.
Masa, e propozuar nga presidenti Mohamed Muizzu, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e brezave pa duhan në të ardhmen.
Sipas dispozitës së re ligjore, çdo individ i lindur më 1 janar 2007 ose më pas, ndalohet të blejë, përdorë apo shesë produkte të duhanit në territorin e Maldiveve. Rregulli zbatohet edhe për turistët që vizitojnë ishujt, pa përjashtime.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar gjithashtu se ndalohet importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike, pavarësisht moshës së individit.
Sipas ligjit të ri, shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me 50 mijë rufija (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike të duhanit ndëshkohet me 5 mijë rufija (rreth 320 dollarë).
Kjo nismë e re e vendos Maldivet në qendër të vëmendjes globale si një shembull novator në luftën kundër duhanpirjes./ZËRI