Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkiyan, deklaroi se Teherani do të rikthejë plotësisht të gjitha objektet bërthamore
Bota E Diel, 2 Nëntor 2025 17:22 Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkiyan, deklaroi sot se Teherani do të rikthejë plotësisht të gjitha objektet bërthamore që, sipas tij, u shkatërruan nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë sulmeve në muajin qershor. Gjatë një vizite në selinë e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Pezeshkiyan u shpreh: “Shkatërrimi i ndërtesave nuk do të na bëjë të dorëzohemi. Ne do t’i restaurojmë dhe do t’i ndërtojmë me forcë edhe më të madhe këto objekte”. Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedime mbi programin bërthamor iranian në prill, të ndërmjetësuara nga Omani. Dialogu ngeci pas datës 13 qershor, kur Izraeli sulmoi Iranin, duke nisur një konflikt 12-ditor, gjatë të cilit SHBA-ja mbështeti Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar...