Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Fier – Aksident tragjik në Strum-Roskovec, humb jetën drejtuesi i motomjetit
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Strum-Roskovec, një aksident i rëndë ka marrë jetën e një drejtuesi motomjeti. Sipas informacionit paraprak, automjeti i drejtuar nga shtetasi F. D. është përplasur me një tjetër automjet, në pronësi të shtetasit B. C., si dhe me motomjetin e drejtuar nga K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes, K. H. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa rruga në vendin e ngjarjes është e bllokuar për procedurat hetimore.