Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ish-deputeti Braho kujton arrestimin e Fatos Nanos: Ngjarje e vështirë, tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve. Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ai u shpreh se Nano shkëlqeu si një lider politik, ndërsa foli për periudhën e arrestimit të ish-kryeministrit Nano. Për Brahon arrestimi i Nanos ishte një ngjarje e hidhur që tregoi fytyrën e Sali Berishës, ndërsa u ndal dhe te PS sot, duke thënë që 95% e atyre që janë pjesë e kësaj partie nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste të vërtetë. Pyetje: Ju keni qenë një ndër bashkëpunëtorët e Fatos Nanos dhe në kohën kur ai u burgos, ju keni qenë avokati i tij, si e...