Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
FOTOT/ Miq e armiq bashkë në homazhet për nder të ish-kryeministrit Nano, Kurti pranë Ali Ahmetit, bisedon edhe me Ramën. Mungojnë Berisha e Begaj
Për rreth katër orë, mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano. Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend. Ceremonia e sotme ishte një moment i mirë që edhe “armiqtë” të shtrëngonin duart me njeri-tjetrin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale. Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë...