Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!
Interi mori një fitore të madhe ndaj Veronës në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Seria A u fitua nga zikaltrit me rezultatin 1-2. Dhe pse dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë, pas supergolit të Zielinskit në pjesën e parë, nuk rezultoi e tillë. Xhovani barazoi takimin në minutën e 40-të, duke e dërguar Veronën të qetë në dhomën e zhveshjes. Interi vuajti deri në fund, ndërsa autogoli i Frezes në minutën e 94-t e nderoi. Në këtë sfidë ishin në stol dy futbollistë të Kombëtares U-21. Alain Taho tek Interi dhe Adi Kurti për Veronën.