Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U gjet i pajetë në banesë nga nëna, Prokuroria e Sarandës nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizën ligjore
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës në Ksamil. Sipas burimeve mësohet se 40 vjeçari, Gerti Kallojeri kishte rreth katër ditë që kishte ardhur nga Greqia ku punon prej vitesh. Ka qenë nëna e tij ajo që e ka gjetur mesditën e kësaj të shtune të birin të pajetë në shtëpi. Për këtë familjarë të 40-vjeçarit nuk njoftuan as spitalin dhe as policinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por kishin njoftuar shërbimin funeral. Shërbimi funeral kishte bërë gjithçka gati për varrimin e tij pa kërkuar asnjë raport mjekësor që të lejonte varrimin e 40-vjeçarit. Në këto kushte Prokuroria e Sarandës dhe policia, e cila shkoi në banesë për të ndjekur nga afër rastin, pas hetimeve...