Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rusia bombardon Ukrainën/ 6 të vrarë në Odesa dhe Dnipro, 2 prej tyre fëmijë
Autoritetet ukrainase thanë sot se gati 60 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës në rajonin e Zaporizhias, ndërsa dy persona u vranë në rajonin jugor të Odesës. Kjo e çon numrin e viktimave në 6 gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre dy fëmijë. Rusia ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke i detyruar autoritetet të ndërmarrin ndërprerje të energjisë për të riparuar dëmet dhe për t’u përballur me mungesat e energjisë. Sulmi në Zaporizhia plagosi dhe dy persona e dëmtoi rëndë ndërtesa, tha guvernatori lokal Ivan Fedorov në Telegram. “Kompanitë e energjisë do të rivendosin energjinë sapo situata e sigurisë ta lejojë”, shtoi ai...