Hiqej si polic në rrugët e qytetit, arrestohet 20-vjeçari! ‘Kolegët’ i gjejnë armë, uniforma, grada dhe dokumente të falsifikuara

Hiqej si polic në rrugët e qytetit, arrestohet 20-vjeçari! ‘Kolegët’ i gjejnë armë, uniforma, grada dhe dokumente të falsifikuara

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit, duke u prezantuar si efektiv policie. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë i riu me iniciale E. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, të cilit gjatë një kontrolli nga “kolegët’ e tij, ai u konstatua i veshur me uniformë dhe stema policore të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu nuk ishte punonjës i Policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët sekuestruan 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara si të falsifikuara1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra, një uniformë të Policisë së Shtetit,16 stema dhe grada policore si dhe 3 kapele...