Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zbulohet laborator kanabisi në Malësi të Madhe, 6 të arrestuar
Shërbimet e Policisë në Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, finalizuan operacionin e koduar “Neonët”, duke zbuluar 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave, njofton përmes publikimit në mediat sociale, Policia e Shtetit. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë S. P., 48 vjeç dhe L. P., 69 vjeç (kushërinj), ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj. Gjithashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e kultivimit. Policia sekuestruar 1110 bimë kanabis, 1.8 kg lëndë...