Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor

Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor

Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin, Vdekja për ta gjetur, Amshimi për ta shijuar për gjithmonë. Nënë Tereza: Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin.. Mё 2 nёntor përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë jeton dhe shpreh, përmes Liturgjisë Shenjte, hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore. Kremtimet fetare të këtyre ditëve na ndihmojnë të thellojmë dy nga të vërtetat themelore të fesë së krishterë që besojmë: “Shoqërinë e Shenjtërve dhe të ngjallurit e korpit”. Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin,Vdekja për ta gjetur,Amshimi për ta shijuar për gjithmonë. Nё kёtё ditё veçantё qё pёrkujtojmё...