Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet
Hetimi për Tunelin e Llogarisë, i cili deri më tani ka marrë të pandehur zv.kryeministren Belinda Balluku për “shkeljet të barazisë në tendera”, përfshin në skandal edhe Policinë e Vlorës dhe Inspektoratin Kombëtar dhe atë Vendor të Ndërtimit. Për tre vjet rresht, prej vitit 2022, asnjë nga strukturat policore ose ato të mbrojtjes së territorit, nuk kanë konstatuar se ndërtimi i veprës publike me kosto 180 milionë euro, po kryhej pa leje ndërtimi. Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi në 26 Prill 2022 propozimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë. Në foto: KKT miratoi lejen e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë në prill 2022 Miratimi i lejes, në parim, detyron kompanitë sipërmarrëse...