Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Ndaj Ballukut do kërkohet masë shtrënguese’/ Çollaku: Është mbledhur bordi i mafies, ndaj vonohet kërkesa!
                            Gazetari Basir Çollaku shpreh sigurinë e tij, se ndaj numrit dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku do të kërkohet një masë sigurie shtrënguese në Kuvend. I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, Çollaku thotë se një kërkesë e tillë duhet të kishte mbërritur tanimë në Parlament, në atë që e cilëson si emergjencë mos-vajtjen në zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë. Sipas Çollakut, vonesa për masën shtrënguese të sigurisë ndaj zonjës Balluku, ka si prapaskenë përplasjen mes bandave, apo dhe ‘luftën’ që kryeministri Rama u ka shpallur prokurorëve të SPAK për të mos e hetuar. Lidhur me telefonatën që aludohet se kryeministri Edi Rama ka bërë...