Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

Zjarre masive në qytetin port rus pas sulmit me dron ukrainas

Një sulm me dron ukrainas i vuri flakën portit rus të Tuapse dhe një anijeje cisternë nafte, njoftoi administrata e rajonit jugor rus të Krasnodarit. Bëhet e ditur se ky veprim mund të prishë eksportet e karburantit të Moskës. Një pjesë e madhe e produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara të Rusisë arrijnë në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet portit në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë. Ndryshe, në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe energjisë , fitimet e të cilave nxisin përpjekjet luftarake të Kremlinit. Shërbimi sekret i Ukrainës zbuloi dje se ka kryer mbi 150 sulme ajrore që synojnë rafineritë dhe tubacionet ruse të naftës. Raportohet se Kievi po përgatitet për sulme të reja me dronë dhe sulme...