LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Përcillet në banesën e fundit Fatos Nano. Bashkëshortja, fjalim prekës pranë arkëmortit, Rama nderon figurën politike të ish-kryeministrit

LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Përcillet në banesën e fundit Fatos Nano. Bashkëshortja, fjalim prekës pranë arkëmortit, Rama nderon figurën politike të ish-kryeministrit

Shqipëria mban sot më 2 nëntor zi kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin. Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, po nderojnë liderin historik të së majtës. Të pranishëm janë familjarët e tij, miqtë e të afërmit, por edhe qindra qytetarë të thjeshtë për të nderuar kujtimin një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano foli në emër të familjes, duke theksuar se “Fatosi e donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi”. “Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm,...