Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Lamtumirë Fatos Nano! Arkmorti i ish-kryeministrit niset drejt banesës së fundit, Rama dhe Kurti krah njëri-tjetrit
Edi Rama dhe Albin Kurti TIRANË- Arkëmorti i ish-kryeministrit niset drejt banesës së fundit nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës. Të gjithë të pranishmit që ishin në ceremoninë mortore po shoqërojnë arkëmortin në këmbë, në nder të ish-liderit historik Fatos Nano, teksa kanë hedhur dhe trëndafila të bardhë. Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama e ka shoqëruar bashkëshorten e ish-kryeministrit, Xhoanën përgjatë gjithë ecjes në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut. Kohëve të fundit mes dy kryeministrave ka pasur një përplasje nga larg lidhur me deklartat e Ramës për UCK-në dhe Gjykatën Speciale në Hagë./ZËRI