“Faleminderit kampion”- Djali i Fatos Nanos përlotet gjatë homazheve: Na dhe mësim me forcën e shembullit

“Faleminderit kampion”- Djali i Fatos Nanos përlotet gjatë homazheve: Na dhe mësim me forcën e shembullit

Djali i Fatos Nanos, Sokoli, është përlotur teksa ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për të atin. Duka e cilësuar Fatos Nanon si një kampion, ai e falënderoi për të gjitha të mirat që ai i dha familjes dhe gjithë Shqipërisë. Sipas Sokolit, Nano ishte një njeri që e donte lirinë dhe bëri gjithçka për një Shqipëri të lirë e demokratike. “Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen, sepse ishte një kalorës. Dhe më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritjen. Ai ishte njeriu shumë-dimensional që më foli për social-demokracinë, për lirinë e tregut, për distancimin nga frika, sepse ai e donte lirinë...