Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dhunuan për 4 orë biznesmenin italian, i grabitën 300 mijë euro dhe bizhuteri ari, arrestohen 3 shqiptarët – U tradhtuan nga
Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda shtëpisë në Trentino, më 8 tetor, u arrestuan mëngjesin e djeshëm, kurse një i katërt po hetohet në gjendje të lirë. Operacioni u bë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Trentos, në zbatim të urdhrit të dhënë dje nga Prokuroria. Tre të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, e cila zgjati mbi katër orë, gjatë së cilës hajdutët e kishin mbajtur 72-vjeçarin nën kërcënimin e armës dhe më pas i kishin vënë një thikë në fyt, karabinierët kishin filluar menjëherë ndjekjen e kriminelëve. Ata kishin hyrë me forcë në shtëpi, e kishin zënë në befasi biznesmenin ndërsa ai po flinte dhe e kishin bllokuar në shtrat. Më...