Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“The Telegraph”: Pse turma e Intifadës hesht për Sudanin?
Bota E Diel, 2 Nëntor 2025 11:32Familje të zhvendosura nga el-Fashiri në një kamp në rajonin e Darfurit në Sudan Foto: Këshilli Norvegjez për Refugjatët përmes AP-së Për dy dekada, Darfuri ka qenë kriza të cilën progresistët zgjodhën të mos e shohin. Nga: Lara Brown / The TelegraphPërkthimi: Telegrafi.com Në 18 muajt e fundit, qyteti i el-Fashirit në Darfur ka përjetuar një rrethim brutal. Mbi dyqind mijë civilë janë të bllokuar, janë shkëputur nga furnizimet bazike, teksa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë marrë kontrollin nga ushtria.Qindra civilë të paarmatosur janë vrarë në sulmet që kanë motiv etnik. Disa janë marrë peng për shpërblime marramendëse. Disa po ndiqen nga milicia e armatosur. Studiuesit nga Jejli [Yale] besojnë se niveli i dhunës është i krahasueshëm...