Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit. Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës.Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.Aji duhet të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është e pa armatosur pra në gjendje arke. Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do të merren me asgjësimin e saj.Ajo është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap ne qëllime sportive. Top Channel