Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“I dha mundësinë të gjithëve”/ Braçe në homazhet në nderim të Nanos: Edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës…
I pranishëm në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, deputeti socialist Erion Braçe tha se ai u dha mundësi të gjithëve. Braçe tha se Nano, iu dha mundësinë edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS. “Nano i dha mundësi të gjithëve pa përjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS. Pa i mohuar askujt mundësinë për t’u rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe. Top Channel