Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nanos: E kisha mik në ditë të vështira
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë zgjedhor. Në një deklaratë për media, Ahmeti shpjegoi se arsyeja pse votoi herët, që nga ora 07:00, ishte angazhimi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos. Ai theksoi se Nanon e kishte pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. “Ka ngjarje që nuk parashihen, ka çështje që janë jashtë parashikimeve tona. Sot për mua dhe për shqiptarët është ndarë nga jeta kryeministri historik i Shqipërisë, Fatos Nano, unë e kam pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. Dhe do të marrë pjesë në varrimin e tij. Kjo ka qenë arsyeja që unë të kryejë detyrimin tim në qendrën e votimit...