Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kosova ndalon në kufi policin serb, i gjenden armë dhe municione shpërthyese
Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.- Advertisement - Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes. Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij. Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë. “Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente...