Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjendet një granatë dore në Urën e Dajlanit, forcat xheniere në vendngjarje
foto ilustruese DURRËS- Një granatë dore difensive është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Urës së Dajlanit, gjatë punimeve të kryera nga një kompani private. Sipas raportimeve, granata u vu re nga rojet e sigurisë të kompanisë, të cilët menjëherë njoftuan policinë. Pas sinjalizimit, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po mbikëqyrin vendngjarjen, ndërsa forcat xheniere janë nisur për të kryer asgjësimin e pajisjes shpërthyese në mënyrë të sigurt./ZËRI