Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë. Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të cilët përdoren për kursimin e astmës. Skandali i publikuar fillimisht nga Kapitali u konfirmua nga hetimi i prokurorisë. Dy javë më parë, prokuroria e Tiranës...