Tiranë/ Goditi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet

Tiranë/ Goditi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr. 6 pas një konflikti me një person tjetër. Ky i fundit 35-vjeç e ka goditur të arrestuarin me grusht, ndërsa 45 vjeçari i është përgjigjur duke e qëlluar me thikë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. L., 45 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 45-vjeçari ka goditur me një mjet prerës shtetasin E. M., i cili gjatë konfliktit e ka goditur me grushte 45-vjeçarin. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.