Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
7 arsye pse duhet të shtojmë kanellë në ushqimet tona
Kanella konsiderohej një erëz luksoze në Evropë gjatë Mesjetës. Arabët e transportuan atë përmes rrugëve të vështira tokësore dhe vetëm njerëzit e pasur kishin mundësi ta blinin. Sot, kanella mund të gjendet pothuajse në çdo kuzhinë. Ajo mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, por jo vetëm. Ja se si mund të përfitoni nga kanella dhe të jeni më të shëndetshëm. Mund të pakësojë aknet – Kanella ka veti antimikrobike që janë të dobishme për trajtimin e akneve. Ajo mund të shkatërrojë bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla. Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve të fuqishëm. Parandalon shenjat e plakjes – Radikalet e lira mund të kontribuojë gjithashtu në plakjen e lëkurës. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi. Kanella mund...