“E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

“E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

Dalan & Bertil Alliaj VLORË- Pas arrestimit nga policia për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Selenicë, Bertil Alliaj është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pohuar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, pa dhënë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimeve. “I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani,” -mësohet të ketë deklaruar ai përpara oficerëve të policisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i arrestuari, Bertil Alliaj, dyshohet se ka ekzekutuar djalin e xhaxhait të tij Dalan Gjollek Alliaj pas një konflikti të brendshëm familjar. Ai u ndalua nga policia pas rreth pesë orësh arrati,...