Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Opozita i bashkohet homazheve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, të pranishëm Gjekmarkaj, Duka dhe Mediu
Fatmir Mediu TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve vijojnë homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Përveç përfaqësuesve të mazhorancës, të pranishëm në ceremoni janë edhe figura të njohura të opozitës. Agron Gjekmarkaj, Agron Duka dhe Fatmir Mediu u përulën me respekt përpara arkëmortit të Nanos, duke shprehur nderimin e tyre për rolin dhe kontributin që ai pati në politikën shqiptare. Pas homazheve, përfaqësuesit e opozitës lanë edhe mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve, duke vlerësuar Fatos Nanon si një figurë me ndikim të madh në jetën politike të vendit dhe në konsolidimin e demokracisë shqiptare./ZËRI