Vlorë/ Pas 5 orësh arrati, arrestohet i riu që vrau kushëririn. Dëshmia: S’jam gati të tregoj arsyen

Vlorë/ Pas 5 orësh arrati, arrestohet i riu që vrau kushëririn. Dëshmia: S’jam gati të tregoj arsyen

Policia e Vlorës ka arrestuar pas 5 orësh kërkimesh intensive, të ndihmuara edhe nga përdorimi i dronëve, Bertil Alliajn, 32 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes së kushëririt të tij, Dalan Alliaj, 36 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm. Vrasja ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së autorit, ku 36-vjeçari, administrator i kompanisë “Allidagu” me aktivitet në Fier, u qëllua me armë zjarri (dyshohet me 5 plumba) pas një konflikti. Pas arratisjes drejt zonës malore të Gjormit, Bertil Alliaj u dorëzua pas thirrjeve të vazhdueshme të Policisë. Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçari, megjithëse u mor në pyetje për rreth një orë, nuk ka pranuar të japë motivin që e çoi në vrasjen e djalit të xhaxhait. Viktima dhe...