Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbahen sot homazhe në nder të tij, mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano
Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.Homazhet do të zhvillohen përgjatë paradites, ndërsa më pas trupi i Fatos Nanos do të përcillet për në banesën e fundit. Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit. Top Channel