Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sot homazhet për Fatos Nanon! Arkëmorti mbërrin në Pallatin e Kongreseve
Fatos Nano TIRANË- Ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve arkëmorti me trupin e pajetë të ish-kryeministrit Fatos Nano, aty ku po zhvillohen homazhet zyrtare të lamtumirës. Në hollin e Pallatit është vendosur salla e nderimit, ku familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të politikës shqiptare po i japin lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të rëndësishme të tranzicionit demokratik. Në ceremoninë mortore marrin pjesë bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të trupit diplomatik./ZËRI