Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

Xhoana Nano TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej mëngjesit homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të tranzicionit demokratik dhe liderit historik të Partisë Socialiste. Në ceremoninë e nderimit janë të pranishëm familjarë të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Pranë arkëmortit qëndron bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali i tij, Sokoli. Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano. Atmosfera në hollin e Pallatit të Kongreseve është solemne dhe e mbushur me lot dhe emocione, teksa qytetarë të shumtë dhe figura të njohura politike po nderojnë kujtimin e Nanos, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare....