Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Moti sot me diell, vranësia kalimtare gjatë pasdites
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar pas orëve të pasdites. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.