Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Me këtë rast, do të zhvillohen ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar ulet sot në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror. Nga ora 08:30 deri në 11:00 zhvillohen homazhe publike, pas të cilave do të mbahen homazhet shtetërore, që do të zgjasin deri në...