Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj

Dyshohet se ekzekutoi djalin e xhaxhait në Selenicë, kapet pas 5 orësh arrati Bertil Alliaj

Kapet autori i dyshuar i ngjarjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj. Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gjorm të Selenicës. Sipas burimeve zyrtare, personi u lokalizua dhe u kap në zonën malore të Gjormit, ku ishte fshehur pas ngjarjes. Forcat e policisë kanë ndërhyrë pas një operacioni të shpejtë kërkimi, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Top Channel