Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës
Konti i Parisit, Jean d’Orleans, pasardhës i mbretërve francezë, i është drejtuar publikisht autorëve të vjedhjes spektakolare në Muzeun e Luvrit, duke kërkuar kthimin e stolisë mbretërore të vjedhur. Ai tregoi me emocion fotografi të familjes, ku shihet stërgjyshja e tij, Marie-Isabelle d’Orleans, duke mbajtur stolinë me safir, të cilën grabitësit e vodhën më 19 tetor. “Është diçka shumë personale dhe intime. Këto stoli përdoren në momente të veçanta familjare dhe janë pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare. Pas vjedhjes, francezët treguan sa shumë lidhen me këtë trashëgimi,” tha ai. Stolia e cila vendoset në kokë, blerë nga mbreti Louis-Philippe në vitin 1821, qëndroi mbi një shekull në familjen Orleans, para se gjyshi i Jean d’Orleans ta shiste muzeut të Luvrit në vitin 1985 për pesë...