EMRI/ Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

EMRI/ Atentati që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20- 25 minuta në fshatin Gjorm, të bashkisë së Selenicës, është gjetur i pajetë nga familjarët 36-vjeçari Dalan Alliaj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete. Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Forcat e rendit, FNSH  bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait (ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër djalë xhaxhai i...