Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore

Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore

Një gjetje e rëndësishme ka tronditur Leskovikun, ku gjatë një ekspedite në shpellën e Kopiles, brenda liqenit termik të zbuluar më parë nga çekët, janë gjetur fragmente kockash që dyshohet të jenë njerëzore. Mbetjet u zbuluan gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme nga një grup shqiptarësh, ndërsa policia ka ngritur menjëherë një grup hetimor për të siguruar vendin e ngjarjes dhe për të nisur hetimet. Veprimet e mëtejshme po kryhen nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të gjetjes.