Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona
shpella e kopiles LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash, të dyshuara njerëzore, në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë. Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.