Presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin në nëntor, pritet t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS

Presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin në nëntor, pritet t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS

Presidenti i Sirisë, Ahmad al Shara, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara gjatë muajit nëntor, njoftoi i dërguari amerikan Tom Barak. Ai shpreson që udhëheqësi sirian t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Gjatë një konference në Bahrein, Barak konfirmoi se vizita në Uashington do të zhvillohet dhe shtoi se pret që al Shara të bëhet pjesë e aleancës kundër ISIS-it. Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit sirian në kryeqytetin amerikan, dhe e dyta në SHBA pas pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në shtator. Ahmad al Shara mori pushtetin në dhjetor 2024, pas rrëzimit të Bashar al Asadit, dhe u takua për herë të parë me Donald Trump në maj në Riad,...