Kishte shkuar për vizitë te kushëriri, vritet me armë zjarri i riu në Selenicë

Kishte shkuar për vizitë te kushëriri, vritet me armë zjarri i riu në Selenicë

Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej drejt spitalit të Vlorës, pasi u plagos për vdekje me armë zjarri në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës, aty ku kishte shkuar për vizitë te djali i xhaxhait. Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në qendër të fshatit. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Viktima ndodhej tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Po sipas banorëve ai është nga fshati Levan i Fierit.   Top Channel