pamje nga vendngjarja
SELENICË- Të shtëna me armë zjarri janë raportua mbrëmjen e sotme në fshatin Gjolem, në Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, një 36-vjeçar ende i paidentifikuar, është qëlluar me armë dhe ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. 36-vjeçari Dajlan Alliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se viktima ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit. Nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me ndonjë atentat të qëllimshëm, apo ishte një konflikt i momentit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
